TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 17:23

Ishte duke ngrënë drekë me gruan dhe djalin që festonte sot datëlindjen, detaje si u nda nga jeta gazetari Artur Zheji

Shkruar nga Pamfleti

Ishte duke ngrënë drekë me gruan dhe djalin që festonte sot

Gazetaria shqiptare sot është në zi, pasi një nga figurat më emblematike të saj ka ndërruar jetë. Gazetari i njohur Artur Zheji u nda nga kjo botë si pasojë e një arresti kardiak.

Ai ndodhej me pushime në Sarandë dhe në momentin e ngjarjes tragjike ka qenë në restorant duke ngrënë drekë me bashkëshorten dhe djalin e tij 22-vjeçar, i cili sot festonte datëlindjen.

Gjatë drekës Arturi nuk është ndierë mirë dhe është lajmëruar ambulanca. Ai ka mbërritur në spitalin e Sarandës pa shenja jete, duke lënë pas bashkëshorten, djalin dhe vajzën 19-vjeçe.

 

Lini një Përgjigje