TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 20:04

“Jam Musliman”, Ben Blushi: Romani test emancipimi për shoqërinë, sfidon frikën!

Shkruar nga Pamfleti

“Jam Musliman”, Ben Blushi: Romani test emancipimi për

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Panairi i Librit,  shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi foli për librin e tij më të ri, “Jam Musliman”.

Ky roman ka krijuar mjaft debat ditët e fundit, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe opinionit publik.

Nga stenda e librit, Blushi shpjegoi se e ka shkruar këtë vepër si pasojë e rritjes së një kontingjenti fanatikësh islamikë që, sipas tij, kërcënojnë liritë e shoqërisë.

Blushi tregoi se fillimisht kishte menduar një titull tjetër për romanin e tij. Ai tha se ideja e parë ishte “Si u bëra Musliman”, por iu duk e gjatë dhe jo praktike.

Duke folur më konkretisht, ai tha se titulli nuk është një shpallje personale, por lidhet me personazhin kryesor të romanit.

Personazhi shpall në Facebook se është bërë musliman, prandaj libri quhet kështu. Unë vetë nuk jam musliman. Fillimisht kisha menduar titullin ‘Si u bëra Musliman’, por mu duk i gjatë. ‘Jam Musliman’ është më i shkurtër, mbahet mend më shpejt dhe teknikisht sjell më shumë lexues,” u shpreh Blushi për emisionin “Në Kohë Reale” .

I pyetur nga moderatori nëse titulli ka provokuar reagime të besimtarëve, Blushi tha se “Ka shumë në rrjete sociale që e quajnë këtë libër harram. Unë vetë nuk e kisha dëgjuar këtë shprehje për një libër. Për mua kjo është fatale dhe më jep të drejtë të mendoj se ka një segment shumë të vogël në shoqërinë tonë që kërkon të izolohet, që mohon kulturën, artin, madje edhe heronjtë tanë si Skënderbeu. Feja nuk mund t’i ndajë njerëzit, por t’i bashkojë.

Ai e cilësoi romanin si një test emancipimi dhe lirie, duke shtuar se, “Shoqëria nuk është më e lirë nëse unë kam frikë të shkruaj atë që mendoj. Ky libër është një test emancipimi, për të parë sa aftësi ka shoqëria të konsumojë diçka që disa e quajnë harram. Për mua nuk ka libër harram ky libër është hallall që nga lindja,” theksoi autori.

Duke u ndalur tek reagimet pas leximit, Blushi tha se ka marrë përgjigje pozitive që sipas tij duket sikur njerëzit kanë pasur frikë të flasin për këtë temë.

Sipas Blushit, libri është shkruar si provë e guximit për të thyer frikën dhe për të testuar sa e lirë është shoqëria për të përballuar tema të ndjeshme si raporti mes fesë dhe lirisë.

“Nëse ky libër ua nxjerr frikën, më pëlqen kjo gjë,” u shpreh ai.

Për Blushin nuk ka një libër harram, por sikurse u shpreh ai, që nga lindja është hallall ky libër.

Ka shumë në rrjete sociale që e quajnë këtë libër harram. Unë vetë nuk e kisha dëgjuar këtë shprehje për një libër. Për mua kjo është fatale dhe më jep të drejtë të mendoj se ka një segment shumë të vogël në shoqërinë tonë që kërkon të izolohet, që mohon kulturën, artin, madje edhe heronjtë tanë si Skënderbeu. Feja nuk mund t’i ndajë njerëzit, por t’i bashkojë.”

Blushi theksoi se nuk ka synim të imponojë veprën e tij tek lexuesit, por e sheh librin si një mundësi reflektimi mbi raportin mes fesë dhe lirisë.

Sipas tij, “Unë nuk detyroj askënd të blejë librat e mi, por kushdo që dëshiron të kuptojë më shumë mbi raportin mes fesë dhe lirisë, le ta lexojë. Thelbi i këtij libri është pikërisht ky raport i imponuar.

Ai shtoi se ideja për romanin ka ardhur nga realiteti i përditshëm, duke vërejtur një pakicë jotolerante që imponon mendimet e saj mbi pjesën tjetër të shoqërisë.

Ben Blushi iu drejtua lexuesve me një mesazh të fortë mbi raportin mes fesë dhe lirisë.

Unë nuk detyroj askënd të blejë librat e mi, por kushdo që dëshiron të kuptojë më shumë mbi raportin mes fesë dhe lirisë, le ta lexojë. Thelbi i këtij libri është pikërisht ky raport i imponuar. Beteja mes shtetit laik dhe fesë ka dy mijë vjet që ndodh në planetin tonë. Fatmirësisht ne jetojmë në një shoqëri laike, por ka një pakicë që preferon ta grisë kushtetutën dhe ta zëvendësojë me ligjet kuranore, duke rrëzuar edhe simbolin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeun.

Lini një Përgjigje