TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 18:22

Rama qetëson dhe “ngroh” pensionistët: Do e merrni bonusin e fundvitit

Shkruar nga Pamfleti

Rama qetëson dhe “ngroh” pensionistët: Do e merrni bonusin

Kryeminstri Edi Rama, bëri të qartë përpara pensionistëve se rritja e pensioneve dhe shpërblimi i fundvitit janë dy gjëra të ndryshme.

“Është thënë që vitin e ardhshëm që ne do të shpërndajmë në muaj bonusin e vitit të ri. Kjo është e pavërtetë. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë vitin e shkuar. Duke filluar nga fillimi i muajit dhjetor është një bonus që i shkon pensionistëve për festat e fundvitit.

Vitin e ardhshëm do të fillojmë nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët, dhe rritja e çdo janari që vjen do të jetë dyfishi i janarit paraardhës.

Pra në janar të 2027 do të jetë dyfishi i 2026, në janar të 2028 trefishi i 2026. Për të arritur atë mbështetje që e kemi bërë publike dhe e kemi deklaruar përgjatë fushatës.”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje