TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 20:37

“Jemi protestuese strategjike”, një tufë dhish ‘zbresin’ nga Kelmendi poshtë zyrës së Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi protestuese strategjike”, një tufë dhish
Tufa e dhive

Jo vetëm “parakalimi i flamingove”, por edhe një tufë dhish, tërhoqën vëmendjen e mijëra protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, që në ditën e 18-të të protestës kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi, teksa me një gardh të improvizuar, lëvizen nga protestuesit, që kanë menduar të japin një tjetër mesazh për Kryeministrin.

“Jemi protestuese strategjike”, një tufë dhish

“Jemi protestuese strategjike” është një nga pankartat që qëndron pranë gardhit të dhive, ndërsa duket se ironizohet Kryeministri Edi Rama për investitorët strategjikë.

“Jemi protestuese strategjike”, një tufë dhish

“Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria” është një tjetër mesazh që i drejtohet Ramës dhe ka lidhje me paketën e Maleve, një projekt të lançuar nga qeveria, por që protestuesit kërkojnë anulimin e tij. 

“Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, janë të tjera mesazhe që i drejtohen Kryeministrit nga gardhi i dhive.

protesta rama dhite

Lini një Përgjigje