TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 21:52

"Jo çdo nen është i drejtë", Eugen Beci tregon cilat janë veprat më absurde në Kodin e ri Penal

Shkruar nga Pamfleti

"Jo çdo nen është i drejtë", Eugen Beci tregon

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me Kodin e ri Penal. Ai tha se disa nene i konsideron absurde. Beci kritikoi dënimin për çmimin tek shërbimet tek profesionet e lira dhe moszbatimin e kontratave administrative.

Çmimi tek profesionet e lira më duket nen absurd, si dhe ndërhyrje në kontratën administrative, duke dënuar moszbatimin e kontratës. Këto dy nene, më duken absurde. Ishte koha që të krijohej një Kod i Ri. Jo gjithë Kodi është për t’u hedhur në kosh”, tha ai për “News 24”.

Ndërsa avokati Florian Bonjaku kundërshtoi penalizimin e mosparaqitjes së avokatit në gjyq. Të dy theksuan nevojën për reformim, por sipas tij, jo çdo nen i ri është i drejtë.

“Mosparaqitja nga avokati në gjyq që dënohet më duket absurde. Pse këtë sjellje e kthen në vepër penale, kur nuk është diçka e re. Aktualisht dënohet me gjobë, nuk ka pse kthehet në vepër penale”, u shpreh avokati.

Lini një Përgjigje