TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 22:22

Jo vetëm “SKY Ecc”, Shemsi Prençi zbulon aplikacionet sekrete që përdorin drejtuesit e lartë të policisë!

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm “SKY Ecc”, Shemsi Prençi zbulon aplikacionet

I ftuar në episodin e sotme të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”,  ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se edhe me mbylljen e aplikacionit “SKY Ecc”, drejtues të larët të policisë dhe të administratës përdorin aplikacione të tjera alternative.

Prençi tha se aplikacionet sekret të komunikimit blihen nga Britania dhe vendet e BE-së dhe se përdoren rëndomtë në vendin tonë.  Sipas tij, kjo tregon se drejtorët ende nuk e kanë kuptuar se ato aplikacione do t’i fundosin një ditë pasi mund të aksesohen nga hetuesit në të ardhmen.

“Unë kam një informacion shumë të çuditshëm, që kohët e fundit disa nga drejtuesit e policisë dhe disa drejtues institucionesh në Shqipëri nuk preferojnë të komunikojnë me telefon, siç komunikohet rëndomte. Ose me Whatssap, siç komunikojnë shqiptarët, por preferojnë të komunikojnë me disa platforma të tjera që i kanë në treg, duke i huazuar nga Britania dhe vendet e BE-së. Po çudi sa çudi sa njerëz të pa emancipuar dhe që nuk kuptoj se të gjitha këto platforma ngrihen duke u investuar nga bota e krimit dhe hidhen në treg. Çuditërisht askush nuk zë mend se një ditë ato do të zbardhen. Ndaj do të ishte e ndershme që drejtoi i përgjithshëm i policisë ti kërkonte çdo punonjësi që të mos komunikojnë në nr 41 që kanë të punës së shtetit, të mos kenë të instaluar asnjë nga programet sepse dashje pa dashje këto programe i fusin në botën e krimit. Është një karrem që përdoret nga personazhet e botës së krimit për të komunikuar me drejtuesit e policisë, sidomos ato të strukturave vendore”, tha Prençi.

sky

Lini një Përgjigje