TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 20:12

Juglindja në kaos! Pas Librazhd–Pogradec, paralizohet edhe aksi Maliq–Gramsh, Prefektura Korçë njoftim zyrtar mbi situatën

Shkruar nga Pamfleti

Juglindja në kaos! Pas Librazhd–Pogradec, paralizohet edhe aksi

Vijon të jetë kaotike situata në aksin Maliq-Gramsh. Në këtë aks alternativ, janë shfaqur rrëshqitje dherash, duke detyruar autoritetet të bllokojnë qarkullimin për arsye sigurie.

Si pasojë, radha e automjeteve ka arritur në disa kilometra, ndërsa shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se tre orësh

Prefektura e Qarku Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë. Vendimi vjen në vijim të informacionit të bërë publik nga ARRSH, Drejtoria Qendër-Lindje dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë, për shkak të situatës së krijuar në këtë segment.Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe: Kryqëzimi i Qafë Thanës, Kryqëzimi i Qafë Plloçës dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve për devijimin e qarkullimit.

Autoritetet bëjnë me dije se do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë. Strukturat e Policisë ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, Drejtoria Qëndër-Lindje, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Korçë për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, informojmë qytetarët se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.

Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.

Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.
Strukturat e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.
Për çdo emergjencë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

juglindja në kaos!

Lini një Përgjigje