TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2025, 22:27

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit, Llabani: Kreu i PD-së i trembet një hetimi nga SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Justifikimet e Berishës për kontratën e lobimit, Llabani: Kreu i

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund t’i frikësohet një hetimi nga SPAK.

E ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh deklarata e Berishës trazoi më shumë në lidhje me këtë kontratë.

“Deklarata e fundit e Berishës trazoi edhe më shumë. Berisha tha se kjo kontratë nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe është 100 përqind e ligjshme. Ai trembet zoti Berisha hetimit të SPAK? Pse Berisha duhet të tregonte që kjo kontratë, qenka e ligjshme dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet? SPAK nuk ka ngritur akuza. Por Berisha informacionin e ka absolut. Unë e perceptoj si një alibi të një procesi të pa nisur. Përdorimi i fondeve, transparenca dhe raportimi, nuk dimë se çfarë po ndodh”, tha ajo.

Lini një Përgjigje