TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2025, 21:25

Klodiana Lala flet për krimet zgjedhore: Në Elbasan po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala flet për krimet zgjedhore: Në Elbasan po nuk e shite

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me krimet zgjedhore të fushatës të cilat po heton nga SPAK.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se janë 19 raste nën hetim, 18 prej të cilave të iniciuara nga policia dhe një rast e deleguar prej SPAK, ndërsa ky i fundit e ka çuar në 30 numrin e procedimeve penale.

“Dy shifra, që janë zyrtare nga policia dhe SPAK. Krimet në fushën zgjedhore, policia ka 19 raste nën hetim, 18 prej të cilave të iniciuara prej saj dhe një rast e deleguar prej SPAK. Bëhet fjalë për tre forca, PS me numrin më të madh, Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Nga këto janë vepra penale, korrupsion në zgjedhje, kemi rastin e Lushnjes me 500 mijë lek. Kemi raste shpërdorimi detyre, dhënie shpërblimi në këmbim të votës dhe përdorimi i funksionit publik në zgjedhje. Të dhënat më pas do të përditësohen ditën e nesërme dhe do të kemi buletin tjetër.

SPAK e ka çuar në 30 numrin e procedimeve penale. Prokuroria ka edhe një portal ku shkojnë ankesa në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto raste do të japin rezultat, por mendoj pas zgjedhjeve sepse janë në punë e sipër. Nëse nuk kapet paraja dhe momenti, është e vështirë për të ngritur veprën penale të korrupsionit.

Kemi prokurorë në të 12 qarqet, që janë shpërndarë dhe funksionojnë si task force për hetimin e krimit zgjedhor. Kam pritur shumë në këtë aspekt. Duhen pritur rezultatet. PD ka të drejtën të flasë për shitblerje të votës, por në fund varet nga ndjekja penale dhe numri i të ndëshkuarve, në të kundërt mbeten thjesht akuza nga forcat politike”, tha Lala.

Lini një Përgjigje