TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2024, 22:30

“Ka një spiunazh të madh në Shqipëri”, gazetari tregon pse rusët dhe “eskortat e luksit” po preferojnë vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka një spiunazh të madh në Shqipëri”, gazetari

Gazetari Sokol Bregu, teksa ka komentuar rritjen e të huajve në vend, tha se duke iu referuar raporteve të SHISH-it, rusët kërkojnë informacione në Shqipëri dhe ka spiunazh. Duke folur mbi prostitucionin e vajzave të huaja në Shqipëri, Bregu tha që ato vijnë në vendin tonë pasi s’kanë nevojë për certifikata mjekësore.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë kur prostitucioni konsiderohet vepër penale. Prostitutat vijnë në Shqipëri sepse në vendet e tjera nuk mund të marrin certifikatë mjekësore. Është e paligjshme në Shqipëri, e ke certifikatën, s’e ke certifikatën. Në të kundërt s’ka arsye pse të vijnë, tregu s’është i mbi ngopur. Ka shumë të huaja që ushtrojnë prostitucion. Qendrat e masazhit janë bërë plot. Unë mendoj që kjo është arsyeja pse vijnë në Shqipëri dhe jo në vendet e BE-së. Se ndonjë shifër e madhe në Shqipëri për të paguar dhe për të pasur klientë nuk është. Një ndër gjërat e para që duhet të ishte bërë në këtë vend, para hyrjes në BE, duhet të ishte legalizuar prostitucioni. I sjell taksa shtetit dhe u jep të drejtën të pajisen me certifikata mjekësore”, tha ai në “MCN”.

Lidhur me spiunazhin në Shqipëri, Bregu tha: “Ka një spiunazh të madh në Shqipëri. Shqipëria ka dokumente sekrete të NATO-s që shpërndahen në momente të caktuara. Qeveria kohët e fundit është shprehur shumë më hapur se vendet e BE kundër Rusisë. Do prodhojmë armë për Ukrainën, do t’i ofrojmë shumë ndihma në armatime, dhe kjo do të na bëjë një vend që Rusia do të na shohë. E gjej edhe në raportet e SHISH-it, që rusët kanë ndërhyrë, kërkojnë informacion, e gjejnë këtë informacion”.

 

Lini një Përgjigje