TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi19 Korrik 2026, 12:25

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Shkruar nga Irena Beqiraj
Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?
Foto ilustruese

Analiza ekonometrike tregon se në vitet 2020 - 2025, 25% deri në 40 % e mbi çmimit të lekut mbetet e pajustifikuar nga të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja direkte, apo remitancat që kalojnë nga kanale zyrtare.

Albert Einstein thoshte: "Jo çdo gjë që ka vlerë numërohet edhe jo çdo gjë që numërohet ka vlerë".

Kjo shprehje m'u kujtua ndërsa përmblidhja këto rreshta për mbivlerësimin e lekut ose siç e quan Banka e Shqipërisë mbiçmim e lekut.

A e shpjegojnë dot mbiçmimin e lekut të ardhurat nga turizmi?

Ndërsa mbiçmimi më i madh i lekut është vërejtur në vitin 2023, të flukseve nga turizmi dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është i ulët.

Sipas modelimit ekonometrik të Bankës së Shqipërisë, vetëm 23% e paqëndrueshmërisë së përgjithshme dhe vlerësimit strukturor të lekut gjatë periudhës 2020 -2025 i atribuohet drejtpërdrejt të ardhurave nga turizmi.

Po fluksi i investimeve të huaja Direkte?

Koeficienti i korrelacionit Pearson midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) dhe vlerësimit vjetor të Lekut Shqiptar (ALL) kundrejt Euros (EUR) nga viti 2020 në vitin 2025 është negativ -0.3588.

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Ky korrelacion të dobët negativ midis shkallës së përshpejtimit të rritjes së IHD-ve dhe shkallës së përshpejtimit të vlerësimit të monedhës gjatë kësaj periudhe specifike tregon se përshpejtimi i vlerësimit të Lekut ka qenë i shkëputur statistikisht nga shpejtësia e rritjes në përqindje të IHD-ve.

Çfarë mbeten? Remitancat ose dërgesat!

I vetmi korelacion pozitiv rreth 0.75 vihet re midis rritjes vjetore (YoY) % të flukseve të nga remitancat dhe mbiçmimit vjetor të Lekut Shqiptar kundrejt Euros (EUR)

Por fatkeqësisht pesha e tyre specifike në shtesën e ofertës monetare nuk mund të shpjegojë tërësisht mbicmimin e përjetuar të lekut.

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Pra, analiza ekonometrike tregon se në vitet 2020 - 2025, 25% deri në 40 % e mbi çmimit të lekut mbetet e pajustifikuar nga të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja direkte, apo remitancat që kalojnë nga kanale zyrtare.

Ndërsa, shifrat zyrtare të ekonomisë reale nuk e justifikojnë plotësisht mbiçmimin e lekut, do të thotë se ka një ekonomi reale jo zyrtare që furnizohet me flukse në monedhë të huaj edhe që nuk numërohet, por që vlen të trajtohet kur flasim për forcimin e lekut.

-Djalli fshihet në detaje!

Megjithëse Banka e Shqipërisë nuk i del hapur kundër qeverisë, kur flet për forcimin e lekut e quan atë mbiçmim.

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Nëse do ti referohemi monedhës si një letër me vlerë vlerësimi i saj varet nga Pariteti i Fuqisë Blerëse (PPP).

Ajo është e nënçmuar kur çmimi i monedhës është më i ulët se sa justifikojnë bazat ekonomike;

E çmuar drejtësisht (në ekuilibër): kur kursi i këmbimit në treg pasqyron saktë vlerën e saj reale ekonomike bazuar në kërkesë-oferte dhe fuqinë blerëse;

Edhe e mbiçmuar kur monedha tregtohet më shtrenjtë se sa justifikojnë bazat ekonomike edhe fuqia blerëse.

Çfarë ka ndikuar në mbiçmimin e lekut?

Ndërkohë që të gjithë ekonomistët që kuptojnë efektet e mbiçmimit për mirëqënien edhe ekonominë në afat të gjatë duhet të jenë të shqetësuar.

Çdo ekonomist i lirë nga detyrat shtetërore është në të drejtën e tij t'ja atribojë këtë mbiçmim çdo faktori shtesë të padeklaruar, edhe të kërkojë ndërhyrje për ndryshimin e situatës.

Ndërsa çdo ekonomist që ushtron detyra shtetërore, e ka detyrë jo vetëm të dëgjojë por edhe të argumentojë me matje pse leku është i mbiçmuar edhe çfarë ka çuar në këtë mbiçmim i cili duhet patjetër të balancohet?!

leku euro

Lini një Përgjigje