TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2026, 11:47

Vodhi lokalin dhe më pas i vuri zjarrin, në pranga 36-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti
Vodhi lokalin dhe më pas i vuri zjarrin, në pranga 36-vjeçari
Foto ilustruese

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar "Again", duke zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura brenda dy ditësh dhe duke vënë në pranga autorin e dyshuar, Margiglen Gashi, 36 vjeç, banues në fshatin Plug, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dyshohet se ka kryer dy vjedhje në datat 16 dhe 17 korrik 2026 në fshatin Plug.

Rasti i parë është regjistruar më 16 korrik, kur ai dyshohet se ka vjedhur dy bateri automjetesh.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të 17 korrikut, Gashi dyshohet se është futur në një lokal në të njëjtin fshat, ku ka marrë një shumë parash dhe një laptop. Pas vjedhjes, sipas Policisë, ai i ka vënë zjarrin objektit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas veprimeve hetimore, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit në kuadër të operacionit policor "Again".

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

policia arrest

Lini një Përgjigje