
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është i bindur se autorët e sulmit me armë zjarri në Lundër, kanë ngatërruar shënjestër. Sipas tij, nuk kanë qenë objekt i sulmit 4 personat që ndodheshin në automjetin G-Class.
“Makina ka qenë objekt i gabuar. Lajthitje në objekt. Të 4 personat, nuk kanë as rekorde as përplasje asgjë. Se për cilën G-Class u ndrit ajo pusia, a u ngrit për një eksponent të grupit kriminal apo biznesmen ka probleme me grupet kriminale.
Jam shumë dakord që janë ngatërruar rrugës dy ose më shumë automjete të ngjashme. Dy G-Class që kanë lëvizur në ato momente janë ngatërruar shënjestrat. Kush e ka marrë atë mesazh kanë shtuar rojet, kanë kufizuar lëvizjet”, tha ai në "ABC News".
Lini një Përgjigje