
3 peshkarexha janë kapur me naftë kontrabandë në Durrës. Mësohet se dy peshkarexha ishin me flamur të huaj dhe një me flamur shqiptar.
Raportohet se sasia e madhe e naftës dyshohet se vinte nga Libia.
Kujtojmë që ky është një fenomen i përsëritur. Në janar 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia drejt Durrësit janë sekuestruar nga një operacion i përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza, që ka zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë.
y anijet e peshkimit, një shqiptare dhe një libiane “Geni” dhe“ABOBAKR 124”, janë kapur nga pamjet e Guardia di Finanza duke shkëmbyer naftën e cila do të tregtohej në Shqipëri me çmim më të lirë.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë arrestuar pjesëtare të ekuipazhit të anijes “Geni”, konkretisht: Elton Qevani, 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj.