Banorja e Rrjollit, Luçiana Koka ka marrë fjalën gjatë protestës së zhvilluar këtë mbrëmje përpara godinës së Kryeministrisë, ku u bëri thirrje të rinjve të vijojnë angazhimin e tyre në protestë dhe në rrjetet sociale, duke deklaruar se, sipas saj, qytetarët kanë arritur të "thyejnë algoritmin" e kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e saj, Koka u shpreh se të rinjtë kanë qenë forca kryesore e protestës dhe i ftoi ata të vazhdojnë mobilizimin edhe në platformat sociale.
"Unë kam vetëm një thirrje për të gjithë të rinjtë që i janë bashkuar protestës dhe që i kanë dhënë jetë kësaj proteste. Ju keni thyer algoritmin e kryeministrit, për të cilin ishte mbret prej 13 vitesh! Por, puna jonë dhe e juaja nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë të thyejmë algoritmin edhe më shumë, ta çojmë algoritmin tek e drejta jonë. Që ne të bojkotojmë kryeministrin që na ka bojkotuar për 13 vite, të futemi të gjithë live, të ndajmë pankartat e mrekullueshme që janë në shesh dhe t'i tregojmë se jemi më shumë se ai, më artistë se ai, më kreativë se ai!", u shpreh ajo.
Më tej, banorja e Rrjollit tha se protesta ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare falë angazhimit të qytetarëve.
"Me këtë protestë madhështore keni arritur të jeni në të gjitha mediat ndërkombëtare me kreativitetin tuaj, ndërsa ata në pushtet paguajnë miliona që të marrin disa minuta në mediat ndërkombëtare, ndërsa ju e keni bërë me kreativitetin dhe energjinë tuaj. Do vijojmë çdo ditë e më shumë të jemi më kreativë që të tregojmë të vërtetën e Shqipërisë."
Në fund të fjalës së saj, Luciana Koka u bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos lejojnë askënd të flasë në emër të protestës pa mandatin e qytetarëve.
"Një thirrje kam edhe për ata që mendojnë se mund të përfaqësojnë protestën: askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tuaj, apo të bëjë grupime dhe mbledhje në emrin tuaj dhe të nxjerrë përfaqësues. Përfaqësuesit do i nxirrni ju nga sheshi dhe zëri juaj do jehojë lart e më lart!", përfundoi ajo mes duartrokitjeve të protestuesve.
E pashë protestën jo vetëm nuk është madhështore perkundrazi ishte shumë mjerane dhe mjaft pretencioze për të qenë e vërtetë me thirrje fëminore të tipit ???? o erion o legen …ky nburg ai n’burg ata nburg ne në qeveri me lugë e thikë në brez ; një keqardhje e pamasë