
Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka alarmuar institucionet drejtësisë.
Mësohet se 6 prokurorë, 5 brenda sistemi dhe 1 jashtë sistemi janë marrë në mbrojtje.
Po ashtu mësohet se edhe gjyqtarja Etleva Deda është marrë në mbrojtje.
Prokurorët në mbrojtje
Ritvan Sulkaj, Elbasan (dënimi burg përjetë për Capjat)
Albert Kuliçi, Vlore, (i vendosën tritol në makinë)
Arjan Muça, ndihmës në KLP, (tritol në parkimin ku linte makinën në Tiranë)
Doloreza Musabelliu, SPAK, e kërcënuar nga hetimet për Laert Haxhinë, dëshmia e të penduarit
Merita Selimi (e shkarkuar nga KPK, në pritje të vendimit të KPA), ne Lushnje, ka hetuar fillimisht Laert Haxhinë para se dosja të transferohej në SPAK
Gjyqtare në mbrojtje
Etleva Deda, marrë në mbrojtje për shkak të vendimeve që ka dhënë nga çështjet që ka shqyrtuar vitet e fundit
Lini një Përgjigje