TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 11:20

Biznesmeni përplaset me Ramën: Shqipëria kërkon Europë, por po i futet problematikës së vjedhjes me kandar

Shkruar nga Pamfleti

Biznesmeni përplaset me Ramën: Shqipëria kërkon Europë,

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë takimit me kryeministrin ka ngritur disa shqetësime që lidhen me vjedhjet e produkteve të hidrokarbureve. Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.

Ai tha se ne jemi në fazën që Shqipëria do të futet në Europë, por në fakt duhet t’i futet problematikës së vjedhjes me kandar që bëjnë shitësit për blerësit.

Buxhuku u shpreh gjithashtu se një problematikë tjetër është që të bëhet një rishikim i plotë i mënyrës sesi organizohen procedurat e prokurimit publik. Sipas tij, duhet të ketë barazi dhe konkurrencë.

"Të gjitha nismat që merren sot janë të mirëpritura. Shfrytëzoj rastin të them disa shqetësime që lidhen me procedurat, duhet të ishin bërë me vite përpara. Dua të them se kemi problematikë, për ndërtimin e paneleve diellore nga industritë, është kufizim me VKM. Investimi është i privatit dhe prodhimi nuk është për t'u hedhur në treg por konsum vetjak. Është shumë penguese, kjo mund të tejkalohet.

Shqetësimi është me shitjet me pakicë që ndodh me karburantet, kemi vjedhje të mëdha, janë shtuar për produktet Diesel dhe Benzinë, minimalja është 4%. Përveç cilësisë së lartë, qytetarët paguajnë dhe 10% më shumë sesa deklarohet.

Paguajnë 2070 tani. Kjo ka ardhur pas kalimit me koncesion të shërbimit, shikojmë rritje. Nuk jemi në fazën që Shqipëria kur do të futet në Europë, ti futet problematikës së vjedhjes me kandar që bëjnë shitësit për blerësit.

Problematikë tjetër është që të bëhet një rishikim i plotë i mënyrës sesi organizohen procedurat e prokurimit publik, duhet të ketë barazi dhe konkurrencë. Duhet që të futen në skaner. Unë këto kisha", tha biznesmeni.

rama biznesmeni

Lini një Përgjigje