
Është shtyrë për në 14 dhjetor, seanca gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkoi që të marrë një leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.
Në seancë ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. Raportohet se seanca e radhës do të mbahet më 14 dhjetor, në orën 14:00.
Përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.
Edmond Demo në një prononcim për mediat tha se ndoshta gjykata pret që të vdesë Beleri apo të vdesin ata vetë.
“Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët", u shpreh avokati i Belerit.
Lini një Përgjigje