TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 13:34

Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, SPAK merr në pyetje nesër Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, SPAK merr
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011.

Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”.

Në shkresën zyrtare të dërguar nga Meta në SPAK, ai kërkon që të merret në pyetje si person në dijeni pasi ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

Në 2011-ën, Meta ka qenë zëvendëskryeministër, ndërsa Sali Berisha kryeministër i vendit.

Protesta e 21 Janarit ndodhi pas publikimit të një video skandali mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.



Lini një Përgjigje