
Mbahet sot në GJKKO seanca e shqyrtimit të kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ lidhur me aferën Partizani. Dhëndri i Sali Berishës është paraqitur vetë në gjykatë.
Jamarbër Malltezi deklaroi para SPAK se pas kaq shumë muajsh zvarritje, ende nuk ka një vendim të bazuar në prova lidhur me dosjen “Partizani”.
“Jemi në përballjen e radhës, po kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë. Ka mbi 20 muaj që Prokuroria politike ka marrë vendimin dhe gjyqtarët janë vënë në dispozicion të Edi Ramës”, u shpreh ai.
I pyetur se cila është strategjia e mbrojtjes, Malltezi u përgjigj duke thënë se Prokuroria e Posaçme nuk posedon asnjë fakt penal.
“Ka fakt penal?! Thanë që ishte në plan përhapje, ajo çuditërisht nuk ka qenë fare. Të gjitha i kanë rënë, megjithatë çdo gjë mund të ndodhë. S’më lejohet as të komunikoj me avokatët e mi!”, tha dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha.
Seanca e radhës për këtë dosje, do të mbahet më 21 korrik. Kjo me kërkesë të SPAK, pasi Berisha nuk ishte njoftuar dhe nuk ishte personalisht i pranishëm ndërsa mungonte dhe avokati i kompanisë “Homplan”, në seancën e parë.
Lini një Përgjigje