Aktualitet26 Korrik 2023, 13:30

Kishin bërë rezervim online, zbardhen detajet si durrsaku i mbajti peng në garazh 4 turistët nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Kishin bërë rezervim online, zbardhen detajet si durrsaku i mbajti

Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh.

Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan.

 

mbajti peng në garazh 4 turistët nga kosova durrës