TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 15:49

KLGJ vulos pazarin, Ina Rama, Sokol Çomo dhe 3 ish-anëtarët e tjerë të Kolegjit të Apelimit emërohen gjyqtarë Apeli

Shkruar nga Pamfleti
KLGJ vulos pazarin, Ina Rama, Sokol Çomo dhe 3 ish-anëtarët e
Ina Rama dhe Sokol Çomo te KPA duke kërcyer

Pavarësisht debateve dhe akuzave, KLGJ emëron në Apel 5 ish-anëtarë të KPA

5 anëtarë të Kolegjit te Posaçëm te Apelimit janë katapultuar sot gjyqtarë Apeli, pavarësisht debateve dhe polemikave.

Sot KLGJ vendosi emërimin e: Sokol Çomos pranë Gjykatës Administrative të Apelit; Ina Ramë pranë Gjykatës Administrative të Apelit; Albana Shtyllës pranë Gjykatës Administrative të Apelit;  Natasha Mulajt pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Mimoza Tasit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vendimi ka ndezur sërish debatin mbi mënyrën sesi anëtarët e strukturave të Vettingut po kalojnë automatikisht në sistemin gjyqësor, ndonëse shumica prej tyre nuk kanë ndjekur Shkollën e Magjistraturës dhe nuk kanë konkurruar asnjëherë për pozicione gjyqtarësh në Apel.

Ligji i posaçëm i Vettingut u jep anëtarëve të KPA-së të drejtën që, pas përfundimit të mandatit, të emërohen gjyqtarë Apeli, me përjashtim të rasteve kur kanë masa disiplinore. Pikërisht kjo dispozitë është tashmë objekt i një beteje në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i saj si antikushtetuese.

Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” ka depozituar një padi voluminoze, duke argumentuar se Kushtetuta parashikon qartë që gjyqtarët duhet të kalojnë përmes Shkollës së Magjistraturës dhe filtrave të verifikimit profesional e moral.

Në qendër të debatit është pikërisht fakti se anëtarët e KPA-së po trajtohen si një kategori “elitare”, që përfiton hyrje direkte në Gjykatat e Apelit vetëm për shkak të mandatit në Vetting.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas faktit se mbledhja e parë e KLGJ-së ku u vulozs pazari, u shoqërua me një diskutim me dyer të mbyllura për më shumë se dy orë e gjysmë, pa një shpjegim publik mbi bazën ligjore të këtij vendimi.

Ndërkohë, padia në Gjykatën Kushtetuese pritet të kthehet në një nga përplasjet më të forta juridike të pas-reformës në drejtësi. Nëse Kushtetuesja rrëzon dispozitën, anëtarët e KPA-së do të duhet të konkurrojnë si çdo jurist tjetër. Nëse jo, atëherë do të legjitimohet një precedent që sipas kritikëve krijon “gjyqtarë VIP” të futur në sistem përmes një rruge të shkurtër politike. /Pamfleti

 

kpa klgj

3 Komente

  1. P
    Pak nga të gjith a

    Ish të korruptuarit e KLGj dhe ventigashët pa shkollë maggjistrature e njëkohësisht ish të korruptuar vazhdojnë të kapin prej fyti sistemin e drejtsisë pa turp e ndrojë se ligji është bërë për ta me korrupsion

    1. E
      Ervin

      Keta edhe sikur ta meritonin emerimin ne apel ne baze te ligjut nuk mund te shkojne ne gjykate administrative, pasi qe te emerohesh ne gjykaten e apelit administrativ duhet detyrimisht te kesh punuar 5 vite ne gjyjaten e shkalles se pare administrative. Nuk permbushin kushtin ligjor

      1. N
        Nje ish gjyqtare

        Mos e gezofshin kete detyre qe kane marre me dallavere dhe korrupsion. Po te kishin bythe le ti nenshtroheshin vetingut, sic bene per 800 gjyqtare dhe prokuror. Albana Shtylla eshte me vile ne Dhermi, Ina Rama me nje kat te tere qe ja ka dhene vwllai i Agron Malajt qe e hoqi nga lista e grupit te zjarrit ne 21 Janar dhe ky plehra tjeter Sokol Como qe ka bere leke duke mbrojtur Alban Xhillarin dhe duke u hequr si i ndershem ne KPA. Duket drejtesia ne Vetingun e ketyre, qe hoqen gjyqtare e prokurore qe te emerohen vete neper Gjykata. Po duhet te dine dicka qe drejtesia e Zotit eshte e madhe dhe do jua nxjerre per hundesh cdo pdrejtesi qe kane bere. Ju kemi lene Zotin.

        Lini një Përgjigje