
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato duke folur për mediat pas zgjedhje së kreut të ri të SPAK-ut deklaroi se ishin prezent në seancë për të treguar mbështetje ndaj KLP-së.
Ai theksoi më tej se kërkonin që në krye të SPAK-ut të vendosej një individ me pavarësi dhe integritet. Gonzato më tej uroi Brahon për emërimin dhe tha se presin bashkëpunim.
“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, tha Gonzato.
Lini një Përgjigje