TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 14:54

Masa e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren për çështjen Balluku

Shkruar nga Pamfleti
Masa e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren për
Belinda Balluku

Është hedhur sot shorti në Apelin e GJKKO në lidhje me ankimimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila kundërshton pezullimin nga detyra. Shorti është hedhur edhe për dy vartësit e saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO.

Sipas shortit, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça. Kujtojmë se GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, dhe Elezin e Gjylin i la në ‘arrest shtëpie’.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça", thuhet në njoftim.

masa e sigurisë apeli i gjkko balluku

Lini një Përgjigje