
Drejtoresha e Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda flitet se ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Raportohet se largimi nga posti që mbante prej dy vitesh ka ardhur për shkak të auditimeve dhe gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pritet që në orët në vazhdim dorëheqje e Dedës të njoftohet dhe zyrtarisht.
Arsyet zyrtare ende nuk janë bërë të qarta, megjithëse në vijim po pritet një deklaratë nga ana e saj apo e përfaqësuesve. Deda u emërua në detyrë dy vite më parë, pasi zëvendësoi Bledar Skënderin, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Lini një Përgjigje