TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 15:00

Kodi i Ri Penal, seanca e parë e konsultimit në 5 Nëntor

Shkruar nga Pamfleti
Kodi i Ri Penal, seanca e parë e konsultimit në 5 Nëntor
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Në seancën  e sotme plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, iu përgjigj disa pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me Kodin e Ri Penal, një projektligj që ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se rëndësia e Kodit nuk qëndron vetëm në numrin e dispozitave, por në cilësinë dhe garancitë që ai ofron për interesin publik, qytetarët dhe ekonominë. Ministri bëri të ditur se më 5 nëntor do të zhvillohet një takim me krerët e drejtësisë për diskutimin përfundimtar të projektit, duke shprehur bindjen se Kodi i ri Penal do të jetë një nga produktet më të mira ligjore që do të ketë vendi në vitet e ardhshme.

Ekspertët që sipas qeverisë kanë hartuar Kodin e ri Penal, kanë bashkuar në një të vetme veprën penale të korrupsionit nga zyrtarët e ulët me atë të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, duke sjellë praktikisht zbutjen e dënimit për këta të dytët, ndërsa implikimet që kjo sjell në afatet e parashkrimit sugjerojnë se disa zyrtarë aktualisht nën akuzë mund të amnistohen.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg.

Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

kodin e ri penal

Lini një Përgjigje