TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 13:54

Përplasje të ashpra në gjyq për dosjen “Gërdeci”/ Fatmir Mediu: Kam 15 vite që ju dëgjoj, Durda: Djali sot kishte ditëlindjen

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje të ashpra në gjyq për dosjen
Shpërthimi i Gërdecit, Fatmir Mediu dhe Geraldo Durda

Por, pretendimeve të Mediut iu përgjigj djali i familjes Durda, Geraldo, i cili i kërkoi të lërë mandatin e deputetit dhe të përballet me drejtësinë.

Seanca e sotme gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu u shoqërua me debate të forta mes palëve dhe përplasjesh verbale me familjarët e viktimave.

Shkak për debatet është bërë kërkesa e mbrojtësve te ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka që pranoi si palë familjen Durda.

Sipas avokatëve të Mediut, avokati i tyre Dorjan Matlia është drejtor i “Respublika” një qendër që është ngritur dhe financohet nga Sorosi. Por, pretendimeve të Mediut iu përgjigj djali i familjes Durda, Geraldo, i cili i kërkoi të lërë mandatin e deputetit dhe të përballet me drejtësinë.

Pjesë nga debati:

Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu: Në seancën e kaluar ne ju informuam se ka mbërritur një praktikë nga SHBA në ministrinë e drejtësisë dhe në kërkuam që ju si gjykatë të kërkoni tërheqjen e saj nga ministria. Ne duam të dimë nëse ju kanë mbërritur këto akte apo jo. Pasi ne Ministria e drejtësisë na ka bërë me dije që i kanë dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësorë. Janë dëshmi të gjeneralëve të lartë amerikan, të cilat ne kërkojmë të jenë pjese e fashikullit të gjykimit.

Gjykata: Në këtë moment ne jemi në fazën e marrjes së provave nga prokuroria dhe më pas kur të vij radha juaj do të disponojë gjykata me vendim. Tani ju lutem të vazhdojmë me provat qe ka sjell prokuroria cili është qëndrimi i mbrojtës.

Avokati i Mediut: Ne kemi në përmbledhur një qëndrim të përmbledhur mbi provat. Mbetet e paqartë për ne pse janë thirrur për të dëshmuar viktimat e veprës penale dhe pse ata kanë marrë këtë status. Po ashtu ende nuk kemi një vendimmarrje nga ana juaj pse nuk ka dal gjykata me një vendim për parashkrimin e veprave penale. Kërkojmë revokimin tuaj të ndërmjetëm për dhënien e statusit të viktimës së veprave penale.

Mediu: nëse bazohemi në një proces të rregull gjyqësor, kërkojmë të merret një vendim nga ana juaj në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë. Unë jam përpjekur të jem korrekt me ligjin, nuk mund të mohoj një fakt të thjeshtë se këtu ka dy palë prokurorësh. Unë kam të gjithë respektin që familjarët të jenë pjesëmarrës në sallë,

Familjarët Durdaj- Fatmir Mediut: Lër mandatin e deputetit dhe hajde përballu me ligjin. E ke me vendim nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

Mediu: E kam lënë mandatin njëherë dhe jam këtu për të bërë gjykim. Nuk mund të mos shpreheni ju si gjykatë në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë.

Gjykata ndërpret seancën për 10 minuta.

Seanca ka rinisur sërish me debate dhe përplasje mes Mediut dhe familjes Durda. Ish ministri në sallën e gjyqit ka sulmuar familjen Durda dhe ka kërkuar largimin e tyre nga salla.

Mediu i tha familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjojnë, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin e mitur që ia vranë.

Por, pas fjalëve të Mediut, zonja Durda tha se ishin ata që prisnin që 15 vite për drejtësi, teksa u shpreh në lot që sot djali i tyre do ishte 25-vjeç.

Pjesë nga debati:

Mbrojta e Mediut, Visha: Zonja gjyqtare, kërkojmë të na japin audion e seancës së sotme dhe kërkojmë përjashtimin tuaj nga gjykimi i kësaj çështje, për shkak të sjelljes tuaj dhe mos marrjen e masave ndaj viktimës së veprës penale në këtë seancë, po ashtu ndërprerjen e seancës, për ditën e sotme.

Ligori: Ne nuk mund të vijojmë më, këtu nuk është fyer vetëm trupa mbrojtëse por është fyer e gjithë drejtësia. Ju nuk reaguat për të marrë masat. Ne nuk mund të vazhdojmë.

Mediu: Nuk mund të kuptoj si mund të vazhdojmë këtë seancë.

Ligori: Jemi gati teknikisht, por nuk jemi gati moralisht, që një palë në këtë proces i thotë mbrojtës që “nuk ju marrë as për pastrues halesh” nuk mund të vazhdojmë këtë seancë.

Gjykata: Kërkesa juaj për përjashtimin tim nuk është shkak për mos vijimin e procesit gjyqësor.

Ligori: Nuk jemi gati për të vijuar seancën pasi ne nuk jemi këtu për të na trajtuar si lekca.

Prokurori: Sa i takon viktimave për tu legjitimuar në këtë proces, është edhe vendimi i Strasburgut, që ju ka dhënë të drejtë, që nëse duhet të jenë ato të pranishëm. I kërkojmë gjykatës që të administrojë edhe disa provash të reja, të cilat na kanë ardh më vonë, kërkojmë të administrohen një sërë dokumentash. Mbase nuk është ky momenti procedural, por kanë mbërritur me vonesë. Mbi këto shkresa është bazuar edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Ne i kërkojmë gjykatës që të lejohen si prova dhe më pas do të japim edhe shpjegimet pse e kemi këtë kërkesë. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për Aktet nga autoritet e huaja administrohen vetëm pas kërkesës së gjykatës. Dëshmitë e tyre duhet të sillen në gjykata vetëm nëse gjykata do i kishte pranuar si dëshmitar. Për këtë rast i kërkoj gjykatës që të rrëzohet si kërkesë.

Mbrojta e Mediut: Qëndrimi prokurorisë, nuk ka të bëj me kazusin tonë. Viktima e veprës penal nuk i ka të drejta të barabarta me ne, në këtë proces gjyqësor.

Dorian Matlia avokati i viktimave: E nderuar një parantezë, personi do të largohet nga salla. Ne po mundohemi që ta zhvillojmë procesin.

Geraldo Durda del nga salla, pas përplasjes që pati në sallë me avokatin e Mediut, Ardian Visha.

Ferizan Durda: Mos më trego mua 15 vjet se jam unë që po duroj. Se fëmija im do ishte 25 për 26 vjeç sot që ne flasim. Shpërthen në lot. Pas tensioneve në sallën e gjykimit.

Matlia: Gjykata e Strasburgut ka thënë që ka shkelje procedurale në gjykim për shkak të mos lejimit të viktimave që të jenë pjesë e këtij procesi. Gjykata e Strasburgut e ka thënë shumë qartë në vendimin e saj. Strasburgu e ka thënë qartë pjesëmarrje efektive. Do doja nga gjykata që komentet që bëhen nga pala pa patur relevancë nga ky gjykim, s’janë të nevojshme që të bëhen në ketë sallë gjykimi, mund të bëhen jashtë.

Mediu: Zonja gjyqtare kjo që po ndodh në këtë sallë bëhet mbi një qëllim për të lidhur shpërthimin e Gërdecit me Fatmir Mediun. Kjo nuk është drejtësi, edhe unë kam të drejtën time për të shpjeguar pozicionin tim. Nuk kam asnjë problem me prezencën dhe as nëse ata më pyesin por nuk mund të pranoj që të bëhet politikë me këtë çështje. Kërkesën për dëshmitarët e kam shpjeguar që në krye të herës nëse prokuroria do të donte të bënte drejtësi duhet të kishte hetuar siç duhet. Këta dëshmitar janë shumë të rëndësishëm për ne dhe për mbrojtjen time. Këta gjeneral na kanë mësuar si bëhet demontimi i armëve. Ky vetëm proces nuk është.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Me apo pa sorros, aty u vrane femije.

    Lini një Përgjigje