TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2026, 08:51

Buenos Aires në festë, qindra mijëra tifozë pushtojnë rrugët pas kualifikimit të Argjentinës në finale

Shkruar nga Pamfleti
Buenos Aires në festë, qindra mijëra tifozë pushtojnë
Buenos Aires në festë

Buenos Aires u kthye në një qytet festë pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026. Mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale dhe arritjen në finalen e dytë radhazi të Botërorit, si edhe të tretën në 12 vitet e fundit.

Në vendin ku futbolli konsiderohet një fe dhe Lionel Messi është idhulli i padiskutueshëm, festimet morën përmasa të jashtëzakonshme. Qendra e tyre ishte Bulevardi “9 de Julio”, ndërsa Obelisku i famshëm i Buenos Aires u mbush me mijëra flamuj bardheblu dhe tifozë që këndonin pa pushim.

Atmosfera u elektrizua nga këngët tradicionale të tifozëve argjentinas, si “Muchachos”, “Olé, olé, olé, Messi, Messi” dhe “Kush nuk kërcen është anglez”, ndërsa himni i ri i këtij Botërori, “La cuarta estrella” (“Ylli i katërt”), u këndua në kor nga turma. Boritë e makinave dhe fishekzjarrët shoqëruan festimet deri në orët e vona të natës.

Për të garantuar sigurinë, autoritetet kishin vendosur masa të rrepta rreth Obeliskut që përpara nisjes së ndeshjes. Rreth 800 efektivë policie u angazhuan për mbarëvajtjen e festimeve, ndërsa qendra e Buenos Aires u mbyll pothuajse plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, festa nuk u kufizua vetëm në kryeqytet. Qytete në të gjithë Argjentinën organizuan festime spontane, me mijëra tifozë që dolën në rrugë për të përshëndetur suksesin e kombëtares së drejtuar nga Lionel Scaloni.

Tashmë vëmendja është përqendruar te finalja e madhe e së dielës, ku Argjentina do të përballet me Spanjën. “Albiceleste” synon të fitojë titullin e katërt botëror në histori dhe të dytin radhazi, duke vazhduar epokën e artë të udhëhequr nga Lionel Messi.

kulafikimi i argjentines ne finales e kupes se botes

Lini një Përgjigje