Aktualitet29 Shkurt 2024, 15:22

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

Shkruar nga Pamfleti

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Zegjine Sollaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën vendimin për lëninen në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anetare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, pas shqyrtimit të ankimit të depozituar nga Sollaku kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë, raporton BIRN.

Zegjine Sollaku pati një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiraës gjatë periudhës 1993-2003. Prej vitit 2003 dhe deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.