Aktualitet29 Shkurt 2024, 15:20

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Arben Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat!

Shkruar nga Pamfleti

Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Arben

Arben Malaj duke analizuar samitin e sotëm mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u shpreh pesimist lidhur me pritshmërinë e BE-së për ekonominë e vendit tonë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Malaj tha se e sheh me skepticizëm atë që tha Varhelyi se ekonomia e vendit tonë do të dyfishohet në 10 vitet në vijim.

Sipas tij pavarësisht ndihmës që do të japë BE-ja, kryesore do të mbetet puna që do të bëhet me reformat.

“Duhet të theksojmë që nga paketa 6 miliard, 2 miliardë janë grante dhe BERZH japin fonde me kushte tregtare dhe quhen fonde të buta dhe është mirë për prioritetet e rajonit. Ka një përmirësim ndërmjet procesit të Berlinit. Tani përfundimisht procesi i Berlinit i ka përfshirë të gjitha. Ka krijuar premisa pozitive. Problemi është që këto nuk do jenë para falas dhe do kushtëzohen në 4 shtylla. Integrimi ynë në BE, integrimi i BP me vetveten janë reforma thelbësore. Sado para që të marrin kanë probleme kritike në themelin e shtetit ligjor. Nuk do të jetë një proces i vërtetë. E kam të vështirë të pranoj që me ndihmën e BE do të dyfishohet ekonomia e vendit tonë.

Në historinë e BE, nuk është klubi i vendeve të pasura. Është afruar BE me vendet e tjera se sa kanë përparuar këto vende me BE-në. Përfitimet do preken por jo në këto përmasa. Thelbi nuk duhet bërë tek shikimi i 6 miliardëshit. Thelbi duhet se sa politikë do jetë bërë tek reformat kryesore. U theksua dhe sot: Plotësoni reformat. Se përndryshe do na ndodh si Spanja, Portugalia, Greqia. Që morën ndihma nga BE dhe u shfrytëzuan për mbijetesë se sa për reforma thelbësore”, u shpreh Malaj.

malaj reformat