Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
SPAK ka marrë të pandehur edhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli për shkeljet me tenderin 190 mln euro për tunelin e Llogarasë.
Edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u mor e pandehur po për këtë tender, të premten e 31 tetorit.
Gjyli preferoi të mos japë asnjë koment para mediave dhe nuk iu përgjigj as pyetjes nëse është marrë i pandehur.
Ndërkohë, avokati i tij në një përgjigje shkurt konfirmoi se në SPAK kishin shkuar për hetimet për tunelin e Llogarasë.
A iu komunikua akuzë?
Avokati: Jo.
Për tunelin e Llogarasë ishit?
Avokati: Po
Hetimi i SPAK që ka prekur Ballukun dhe kreun e ARRSH-së, Gjyli ka të bëjë me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
SPAK dyshon se Balluku dhe Gjyli kanë kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.
Hetimit për tunelin e LLogarasë, SPAK po heton edhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku. Gatë deklarimit në Parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani pohoi se nën hetim është dhe Aeroporti i Vlorës, ndërsa kanë nisur verifikimet paraprake dhe për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar.
Kurbani rradhes
Belinda mund te kete ndonje gje tjeter,por ne rastin e tunelit nuk ka fut gje ne xhep.Flitet se leket kane mbyllur detyrimin per ndertimin e xhamise se madhe ne Tirane,pasi nuk u mbajt premtimi i dhene Erdoganit per te larguar gulenistet.Meqe ra fjala xhamia ka kushtuar fiks 30 mln euro aq sa ishte dhe fitimi i turqve.Ishalla spo kujtohet sulltani edhe per spitalin e Fierit se duhet me i kthy nja 70 mln te tjera.