TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 22:17

Kreu i SPAK kritikon Policinë: Ka rënë numri i referimeve, duhet bashkëpunim më i madh

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i SPAK kritikon Policinë: Ka rënë numri i referimeve, duhet

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka adresuar sfidat operacionale të Prokurorisë së Posaçme, i cili tha se ka një rënie të ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit.

Dumani theksoi se SPAK bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, e cila kryen një pjesë të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Megjithatë, ai ngriti një shqetësim që ka të bëjë me rënien e referimeve.

“Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40% dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend”, tha kreu i SPAK për “RTSH”.

Dumani deklaroi se bashkëpunimi ka anët e veta pozitive, por shtoi se ka ende vend për kritika, të cilat i ka bërë hapur. Ai beson se potenciali i bashkëpunimit është shumë më i madh, duke pasur parasysh shtrirjen e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është një institucion që ka të paktën mbi 10 mijë punonjës të cilët janë në terren, në kontakt me qytetarët dhe mund të rrisnin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme”, përfundoi Dumani.

Lini një Përgjigje