TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 22:07

Sa rrezikon Shqipëria të kthehet në Republikë Prokurorësh? Dumani flet 'pa doreza'

Shkruar nga Pamfleti

Sa rrezikon Shqipëria të kthehet në Republikë

Altin Dumani, kreu i SPAK, ka folur mbrëmjen e së mërkurës lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme, duke iu përgjigjur shumë dilemave që herë pas here hidhen nga politika në drejtim të kësaj strukture të posaçme.

Madje nga poltika, qoftë mazhoranca dhe opozita, është hedhur ideja se po shkohet drejt një Republike prokurorësh me mënyrën se si po vepron SPAK.

Por Dumani në intervistën për emisionin “Trialog” shprehet se janë disa institucione ku SPAK jep llogari.

“Pavarësia është gjëja më e mirë që ka ndodhur me reformën në drejtësi. Pavarësia është e garantuar nga Kushtetuta, por duhet të ruhet.

Kjo pavarësi shoqërohet edhe me llogaridhënie. Kontrollohemi nga ILD. Një shifër që kam marrë është se ka pasur mbi 150 ankesa ndaj Prokurorëve të Posaçëm dhe ka pasur 108 trajtime ankesash, madje në 5 raste është ndjekur edhe rruga ligjore dhe janë rrëzuar. Po kështu SPAK jep llogari para Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqitet raporti vjetor, por kemi edhe KLP-në. Po kështu kemi systemin gjyqësor, ku sikundër po shihet tani çështjet po shkojnë deri në Kushtetuese, madje mund të shkojnë edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje