
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka njfotuar të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet në në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo në sheshin Skënderbej, ku është falur gjithmonë.
Ky ndryshim ka ardhur për shkak se sheshi Skënderbej është kthyer në "FanZone", në kuadër të kampionatit europian që zhvillohet në Gjermani, ku merr pjesë dhe kombëtarja jonë.
Njoftimi i KMSH-së:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 16.06.2024, në orën 06:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.
Programi i Kurban Bajramit
05:30 - Hapja e programit, Ejup Lila
05:35 - Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05:40 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:50 - Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 - Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!
Lini një Përgjigje