TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 16:16

“Nëse fitoni, ju vrasim familjen”, 5 futbollistë luajtën me ‘pistoletë në kokë’ në ndeshjen Meksikë-Ekuador

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse fitoni, ju vrasim familjen”, 5 futbollistë
Meksikë-Ekuador

Eliminimi i Ekuadorit nga Kupa e Botës pas humbjes 2-0 ndaj Meksikës ka nxitur një valë raportimesh në mediat ekuadoriane, të cilat pretendojnë se disa futbollistë të kombëtares janë përballur me kërcënime ndaj familjeve të tyre përpara ndeshjes.

Sipas këtyre raportimeve, persona të dyshuar si të lidhur me kartelet e drogës në Meksikë kanë kontaktuar disa lojtarë të Ekuadorit pak para sfidës, duke u komunikuar informacione private për familjarët e tyre. Mediat lokale pretendojnë se ky presion psikologjik ndikoi në moralin dhe paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Azteca", ku Meksika siguroi kualifikimin në fazën e 16-të.

Megjithatë, deri më tani nuk janë paraqitur prova publike apo dokumente zyrtare që të mbështesin këto akuza. Federata Ekuadoriane e Futbollit, FIFA dhe autoritetet shtetërore meksikane kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë asnjë denoncim apo ankesë zyrtare nga futbollistët ose stafi i ekipit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari ekuadorian Karlos Vera, i cili tha se ka informacion për një rast të tillë, por theksoi se nuk mund të flasë me siguri për të gjitha pretendimet.

“Nëse fitoni, ju vrasim familjen”, 5 futbollistë

Ai u shpreh: "A dërgoi mafia kërcënime? Unë jam i informuar personalisht se kërcënime të tilla i janë dërguar familjes së një prej lojtarëve të kombëtares sonë që jeton në Meksikë. Nuk mund të flas me siguri 100% për të tjerët, por vetëm një skenar i tillë mund të gjente një shpjegim logjik për atë që pamë në fushë. Ekipi luajti pa asnjë grimë guximi; u bënë gabime të pakuptueshme, amatoreske, dhe humbëm raste të pastra. Paraqitja jonë ishte krejtësisht e pashpjegueshme. Ka shumë mundësi që familjet të kenë qenë nën kërcënim të drejtpërdrejtë."

Në Meksikë, raportimet janë pritur me reagime kritike. Një pjesë e mediave dhe opinionit publik i kanë cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe si një përpjekje për të justifikuar eliminimin e Ekuadorit nga turneu.

Për momentin, çështja mbetet në nivel pretendimesh të raportuara nga media dhe nuk është konfirmuar nga institucionet kompetente. Nëse në ditët në vijim do të paraqiten dëshmi të reja ose deklarata nga vetë futbollistët, rasti mund të marrë një zhvillim tjetër.

meksikë ekuadori kupa e botës

Lini një Përgjigje