TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2023, 07:18

Kthjellime dhe vranësira të dendura në orët e pasdites, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira të dendura në orët e pasdites,

Moti për sot dhe të gjitha ditët e javës parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Duke nisur pas orëve të mesditës (vecanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore shtim vranësirash deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.

Megjithatë në ditë të vecanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.

moti

Lini një Përgjigje