Aktualitet 4 Tetor 2023, 07:08

Kthjellime të pakta dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime të pakta dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 27°C

në zonat e ulëta 14 deri 32°C

në zonat bregdetare 15 deri 29°C

kthjellime moti vranesira