Aktualitet 3 Tetor 2023, 22:25

Arrestimi i terroristit serb, Kreshnik Spahiu tregon nëse do ekstradohet Milan Radoiçiç në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i terroristit serb, Kreshnik Spahiu tregon nëse do ekstradohet

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për arrestimin e terroristit serb Milan Radoiçiç, teksa tha se nuk ka asnjë shans që Radoiçiç, i akuzuar për sulmin e 24 shtatorit në Veri, të ekstradohet drejt Kosovës.

Sipas Spahiut, Serbia pretendon që prokuroria serbe është brenda kompetencave dhe juridiksionit të vet duke qenë se nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Mendoj që ishin minuta të humbura kot në debatin nëse do të ekstradohet apo jo Radoiçiç në Kosovë. Radoiçiç nuk ka as zero shanse, por as minus 100% shanse që të ekstradohet për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Pra, nuk mundet ta ekstradojë në një shtet që nuk e njeh juridikisht dhe diplomatikisht. Pra, ajo njeh territorin ku është kryer krimi si territor të Serbisë.

Pra, ata pretendojnë që prokuroria serbe është brenda kompetencave dhe juridiksionit të vet. Marrëdhëniet e ekstradimit janë marrëdhënie shumë të ndërlikuara edhe në shtetet sovrane", u shpreh Spahiu për Euronews Albania.

terroristi serb kreshnik spahiu ekstradim milan radoiçiç