Aktualitet 6 Gusht 2023, 16:24

Kundërshtojnë ekstradimin në Hagë, nis protesta në Tiranë për lirimin e Dritan Goxhajt

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtojnë ekstradimin në Hagë, nis protesta në

Ka nisur protesta në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Shoqata patriotike ‘Krahët e Shqiponjës”, ka kërkuar lirimin e Goxhajt, duke u shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë, duke kërkuar kështu mos ekstradimin e tij në Hagë. 

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar.

Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e ka cilësuar si vendim me prapavijë politike arrestimin e klientit të tij, ndërsa shton se ai është i pafajshëm.

Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove.

Ky është rasti i parë i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK akuzohet për: ”Frikësim gjatë procedures penale” dhe ”Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” Solidarizohuni në mbeshtetjë të luftëtarit të UÇK dhe fjalës së lirë Dritan Goxhaj.

proteste ekstradim hage kirim