Aktualitet 6 Gusht 2023, 13:45

“Larg duart nga parku”, Lëvizja Bashkë bën thirrje për protestë për të mbrojtur lulishten pas Pallatit të Kulturës

Shkruar nga Pamfleti

“Larg duart nga parku”, Lëvizja Bashkë bën thirrje

Nuk ka fund babëzia e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përfitimin e parave që marrin nga kullat të cilat po zaptojnë Tiranën çdo ditë e më shumë...

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të organizojë një protestë ditën e sotme për të mbrojtur parkun pas Teatrit Të Operas dhe Baletit, i cili është rrethuar me blloqe betoni dhe pritet që të ndërtohet një tjetër kullë gjigande.

Në një njoftim të publikuar në media, thuhet se protesta do të nisë në orën 18:00 te parku pas Teatrit të Operës dhe Baletit, i cili pritet që të kthehet në kantier ndërtimi për një kullë tjetër në atë zonë. 

“LARG DUART NGA PARKU! Tiranës po i zhduket një nga parqet e fundit, ai që shtrihet midis pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Dhuna e betonit nuk ka të ndalur. Pushtetarë të korruptuar dhe oligarkë të pangishëm po na lenë pa një prej hapësirave të fundit publike e të gjelbra që i kanë mbetur qytetit. Po ne, qytetarët e Tiranës, jemi më të fuqishëm se pushteti dhe miliardat e tyre. Ndaj Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohemi në një protestë të fuqishme nesër (e diel) në orën 18:00 në vendin e krimit ndaj qytetit. Takohemi te parku ynë!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Lëvizja Bashkë.

“Larg duart nga parku”, Lëvizja Bashkë bën thirrje

Lulishtja pas Pallatit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës u rrethua mesnatën e djeshme me blloqe betoni. Një kullë prej 185 metrash do të ngrihet në këtë hapësirë të gjelbër, duke shënuar rekordin e ri për ndërtesën më të lartë të kryeqytetit të Tiranës.

Projekti i studios Daneze CEBRA, u zgjodh nga një juri e përbërë nga katër arkitektë, kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj në tetor 2022 dhe mori miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit në mars të këtij viti.

levizja bashke proteste pallati i kultures