TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Tetor 2023, 16:00

Kush e ka radhën? Nga takimet në FBI dhe DEA, te raportimi për dosjet e bujshme, prokurorët e SPAK “llogari” para amerikanëve

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ka radhën? Nga takimet në FBI dhe DEA, te raportimi për
Dumani me të dërguarin e SHBA në Tiranë

Një prej arritjeve me të cilën do krenohen prokurorët është arrestimi i dhëndrit të Berishës dhe ngritja e akuzës për ish-kryeministrin...

Prokurorët e SPAK do të japin llogari para amerikanëve mbi bilancin e punës së tyre gjatë këtij viti. Sot u raportua se Altin Dumani do të udhëtojë drejt Uashingtonit bashkë me Aida Hajnajn e BKH, teksa mësohet se pjesë e grupit janë dhe prokurorët që kanë hetuar dosje të bujshme javët e fundit, sidomos në fushën e korrupsionit.

Sipas informacioneve, vizita e tyre është një lloj raportimi që prokurorët e SPAK do të bëjnë para autoriteteve amerikane. SHBA ka hedhur miliona dollarë dhe mësohet se çdo vit, në fund të muajit tetor, kreu i SPAK, bashkë me drejtuesen e BKH dhe disa prokurorë do të udhëtojnë në Uashington për të treguar se ata po godasin të korruptuarit.

Sipas informacioneve, vizitat do të nisin në Departamentin e Drejtësisë, ku do ketë takime me zyrtarë të departamentit dhe përfaqësues të Prokurorit të Përgjithshëm amerikan. Po ashtu do ketë takime me këshilltarë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit, mes të cilëve dhe me koordinatorin e luftës antikorrupsion, pra personin që ka tashmë në dorë listën e non gratave. Nuk përjashtohet një takim edhe me ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila ka marrë post të lartë në Uashington.

Pritet që prokurorët të bëjnë një bilanc para autoriteteve amerikane mbi numrin e dosjeve të hetuara duke folur dhe me emra konkretë. Një burim në SPAK tha se një prej arritjeve me të cilën do krenohen prokurorët është arrestimi i dhëndrit të Berishës dhe ngritja e akuzës për ish-kryeministrin.

Më pas do të ketë vizita në dy prej institucioneve më të rëndësishme amerikane, që janë FBI dhe DEA. Sipas informacioneve gjatë këtyre takimeve, prokurorët do të marrin mbështetje për të vijuar me goditjet e bujshme.

Vizita do të jetë 1-javore, ku do ketë dhe takime të tjerë që me shumë gjasë nuk do të zbardhen për mediat. SHBA në vitet e mëparshme ka dhënë udhëzime dhe direktiva se ku duhet të fokusohet SPAK dhe ndoshta mund të ndodhë e njëjta gjë. Pra pyetja që shtrohet është, kush e ka tani radhën? Flitet për shumë emra, por nuk përjashtohet mundësia që Dumani dhe Hajnaj të vijnë dhe me dosje të gatshme nga përtej Atlantikut. /Pamfleti

 

dumani shba

Lini një Përgjigje