
Sulmi i armatosur në afërsi të hyrjes së aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, vijon të mbajë shumë mistere.
Sot dolën pamjet e atentatit dhe duket se ata që kryen atentatin, e donin me patjetër të vdekur Gilmando Danin. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në Opinion, tha se policia ka shoqëruar disa persona, por nuk ka asnjë të dyshuar si autor.
“Ka pasur të shoqëruar nga zona e Nikëls, por janë tentuar të ndalohen dy vlonjatë, por nuk janë gjetur. Është shumë e vështirë për tu zbardhur. Ajo makinë mund t’i drejtohej hyrjes VIP. Prandaj aty qëndron një punonjës i Gardës. Nuk ka ende një shpjegim se si nuk ka pasur një patrullë në pikën më strategjike të aeroportit. Dje nuk ka pasur. Duhet të na sqarojnë, sepse mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm”, tha Lala në një lidhje për mediat.
Ndërkohë e personi i plagosur, është në gjendje të rëndë dhe nuk është marrë dot dëshmia e tij.
Lini një Përgjigje