
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai rezulton se është një emër i njohur në politikë, pasi opozita e ka akuzuar disa herë për blerje votash.
Në zgjedhjet e 2021 ishte kreu i PD në atë kohë, Lulzim Basha që e akuzonte për blerje votash.
“I kanë bërë llogaritë gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtarët e tyre. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia”, shprehej Basha.
Ndërkohë edhe Berisha e ka akuzuar si në zgjedhjet e 2021 ashtu dhe në ato të 2017. “Foto e një votëblerje ditën e diele për kandidatin e Doshit, Nikulaj. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb Përshëndetje dr. Ja dhe një tjetër duke blerë vota ditë e diel për llogari të Ardian Nikulajt dhe Tom Doshit. Sapo ma nisën. Në lagjen SMT Lezhë”, shprehej Berisha në prill të 2021.
Ndërsa në vitin 2017 deklaronte: “Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit në Lezhë, Ardjan Nik Ulaj si: -Person me dosje të hapur për vrasje; -Person i dënuar ne Itali për shitje të lëndëve narkotike; -Person i dënuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje. -Person që ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku! I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të verifikoje me përgjegjësi të lartë informacionin e qytetarit dixhital dhe vërtetësinë e tij”.
Lini një Përgjigje