Aktualitet19 Prill 2023, 12:31

E rrallë/ Dritan Agolli i FSHZH, tender 850 mijë Euro për t’u mësuar bashkive si regjistrohen pronat

Shkruar nga Pamfleti
E rrallë/  Dritan Agolli i FSHZH, tender 850 mijë Euro për
Dritan Agolli

Është e kotë t’i kërkosh qeverisë ta ndalojë këtë vjedhje, mbasi Dritan Agolli është mik e sekser i Edi Ramës që 22 vite më parë në Bashkinë e Tiranës, Zv/kryeministrja Belinda Balluku është Kryetare Bordi e FSHZH që e ka miratuar këtë vjedhje ...

“Pamfleti” i ka bërë disa herë thirrje drejtuesit të SPAK, të çojë deri në fund hetimin e nisur para 1 viti, për Drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli, lidhur me vjedhjen 500 milionë lekëve nëpërmjet një tenderi fiktiv që ia dha djalit të tij.

Kjo vjedhje është “1 pikë uji në oqean”, mbasi ai ka bërë e po vazhdon të bëjë batërdinë me tenderë të sajuar për “rilindjen urbane”, diga lumore, pastrim ajri, rrugë rurale e sidomos për argëtim në fshatrat turistik me vlera 2-5 milionë Euro, të cilat nuk bëhen realisht.

Një tender tjetër, vjedhje e hapur me fond limit 850 mijë Euro, është njoftuar më 18 prill 2023, i cili sipas drejtorit Dritan Agolli të FSHZH, do zhvillohet 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Me këtë tender afro 1 miliard lekë, Dritan Agolli thotë se për 3 vite radhazi, do paguajë ekspertë privatë, për t’u mësuar zyrtarëve të bashkive, metodikën e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në fshatrat turistikë.

Sipas kësaj logjike, juristet e bashkive ku ka fshatra turistikë, nuk e dinë se si regjistrohet një objekt, kur këtë procedurë e di çdo qytetar i zakonshëm; por në rastin konkret Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do përlajë edhe një çek tjetër 1 miliardë lekë para zgjedhjeve.

Është e kotë t’i kërkosh qeverisë të ndalojë këtë tender fiktiv, mbasi drejtori Dritan Agolli është mik e sekser i Edi Ramës që 22 vite më parë në Bashkinë e Tiranës; ndërsa Zv/kryeministrja Belinda Balluku është Kryetare Bordi e FSHZH që e ka miratuar këtë vjedhje.

Edhe SPAK, kur bëhet fjalë për hajdutët e pushtetit e politikës, bën sikur nuk i shikon vjedhjet.../Pamfleti  

   E rrallë/  Dritan Agolli i FSHZH, tender 850 mijë Euro për

dritan agolli fshzh tender