
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, dha disa të dhëna interesante sa i përket intersit të qytetarëve shqiptarë në google për politikanët.
I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, Kallanxhi tha se politikani më i kërkuar në Google Search është kryeministri Edi Rama dhe pas tij vjen kreu i PD, Sali Berisha.
Sipas Kallanxhit sur prizë mbetet qyteti i Elbasanit ku politikani më i kërkuar në rrjet është Arlind Qori.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Tomi sa interes ka për politikën në rrjetet sociale?
Kallanxhi: Shumë interes. Edhe në google search ka shumë interes.
Borakaj: Çfarë kërkojnë më shumë?
Kallanxhi: Shqiptarët kërkojnë të dinë kur ka festa zyrtare.
Borakaj: Kush është politikani më i kërkuar?
Kallanxhi: Edi Rama, i ndjekur nga Berisha.
Borakaj: Po Ilir Meta?
Kallanxhi: Në Tiranë është 50% Rama, 29% Berisha, 6% Arlind Qori, Lapaj dhe 8% Shehaj.
Borakaj: Po Veliaj?
Kallanxhi: E kam vetëm me kryetar partie. Më ka bërë përshtypje interesi i Elbasanit për Arlind Qorin, është mbi 30%.
Lini një Përgjigje