TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 17:04

Kush është toga që po terrorizon vendin? Artan Hoxha publikon pamjet e atentatit të frikshëm në Vlorë: Identik me vrasjen e Danit!

Shkruar nga Pamfleti

Kush është toga që po terrorizon vendin? Artan Hoxha publikon

Gazetari Artan Hoxha ka shkruar se një skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, ku kanë eliminuar disa nga figurat kryesore të krimit në vend.

Sipas gazetarit kjo skuadër vrasësish është e pamëshirshme dhe e vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre.

Hoxha ka publikuar pamjet e ekzekutimit të 40 vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora, ku thotë se është gati identike me vrasjen e Gilmando Danit.

Artan Hoxha: Prej vitesh një skuadër pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur por me saktësi kirurgjikale.

Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eliminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.

Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen ….atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.

Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.

Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.

Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e  Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.

Më poshtë është video e ekzekutimit të 40 vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.

Duket gati identike si dy pika uji.

Mesditen e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.

Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMË X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.

Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë për lëvizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.

Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.

Pajisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën në një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.

Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur.

Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjencive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi së bashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm…

Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës.

Lini një Përgjigje