
KMSH thekson se nuk ka informacion mbi arsyet e vizitës së Hosein
Predikuesit të njohur fetar Imran Hosein, ditën e enjte ju ndalua futja në territorin shqiptar. Pas një vizite në Beograd, ai u nis me avion drejt Tiranës, por sapo tentoi kalimin kufitar, ai rezultonte me kod të kuq dhe për pasojë u lajmëruan forcat e Antiterrorit. Ai cilësohej si rrezik për sigurinë në vend dhe nuk ju lejua hyrja në territorin tonë, por u kthye në Beograd.
Por vijon të ketë ende mistere se kush e solli në Shqipëri. Ai kishte prenontuar një dhomë në Durrës dhe pritej që në qytetin bregdetar të mbante dhe një ligjëratë. Por ardhja e tij nuk ka fare lidhje me Komunitetin Mysliman.
KMSH ka reaguar pas bujës së madhe që bëri ndalimi i tij dhe bën me dije se nuk kanë asnjë lidhje me të.
Në reagimin e tij për “Euronews Albania”, KMSH thekson se nuk ka informacion mbi arsyet e vizitës së Hosein apo mbi vendimin e autoriteteve për ndalimin e tij në vendin tonë.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron se z. Imran Hosein nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë dhe nuk është ftuar nga KMSH për asnjë aktivitet, ligjëratë apo vizitë zyrtare.
Gjithashtu KMSH nuk ka informacion mbi arsyet e kësaj vizite apo mbi vendimin e autoriteteve për ndalimin e hyrjes së tij në vend.
Duke qenë se z. Hosein nuk ka asnjë lidhje me KMSH, për çdo sqarim lidhur me arsyet e ndalimit të tij, ju ftojmë t’i drejtoheni autoriteteve të sigurisë dhe institucioneve përkatëse shtetërore”, shprehet e KMSH.
Siç mësohet, ndalimi për hyrjen e tij është bërë pas një kërkese amerikane, pasi Hosein ndodhet në listën e zezë të SHBA-së dhe i është ndaluar viza prej kohësh. Imran Hosein, përfaqësues i shkollës selafiste, konsiderohet një nga imamët më me ndikim në botë dhe ka një rrjet të gjerë ndjekësish në rrjetet sociale. Ai ka folur shpesh mbi luftën dhe duket se promovon vlerat ruse.
Ndërkohë që sharlatani televiziv (i broçkullave të tokës së sheshtë) Alfred Cako, i ftuar te A.Çani në Zonë e lirë, e ngrinte në qiell këtë imamin sharlatanin fetar. S'ka faj Cako. Ka faj Çani dhe Top kanali që i japin hapsirë televizive një broçkullaxhiu stratosferik, që edhe gjatë kohës së pandemisë hapi panik për mos bërjen e vaksinave anti Covid me justifikimin se do i mikroçiponin e pas 5 viteve do vdisnin , sidomos kur të ndizej rrjeti 5G. Si gjithmonë gënjeshtra, të gjithë janë gjallë.
Një gazetë serioze dhe e paanshme publikon edhe konentet ku jepen fakte shkencore pse toka është sferike, në mënyrë që budallenjtë apo injorantët që dëgjojnë broçkullat e Cakos të kuptojnë të vërtetën dhe mos të manipulohen më. Gënjeshtarët televiziv atë punë kanë për sa kohë i lejojnë televizionet, se me atë punë ushqehen, fusin broçkulla dhe marrin klikime shikueshmëri. Në botë ka shumë budallenj dhe kjo dihet.
U angazhuan Olsi J(Z)azexhiu me Alfred Cako, ky i fundit i angazhuar ne menyre te heshtur ose pas perdes.
Nje burre ka pas Shqiperia që i pastronte keta llumra.
KMSH ose pa të. Ka një fakt: Islami radikal sunit po rritet me shpejtësi në vendin tonë. Dëgjoni volumin e lartë të thirrjes së lutjes në Xhaminë e Madhe? Ky është një trajnim shumë më i madh se xhamia. Mirë se vini Erdogan, mirë se vini në ndarjen e komunitetit!