Aktualitet28 Shtator 2023, 15:59

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për hetim ndërkombëtar të Serbisë, Bardhi: Të njëjtën gjë të bëjë edhe Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për hetim

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës, këtë 28 shtator ka miratuar një Rezolutë ku kërkohet hetim ndërkombëtar i Serbisë për sulmet në Veri.

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social “X”, shkruan se Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë në Krahë të Kosovës dhe të miratojë pa asnjë vonesë këtë rezolutë.

Ndër të tjera ai thekson se si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozojë një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë”, shkruan Bardhi.

bardhi kuvendi kosove serbi