TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2025, 13:08

Lamallari takim me VanHorn, ambasada e SHBA zbardh detaje: Koordinimi me drejtësinë, kyç për çmontimin e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Lamallari takim me VanHorn, ambasada e SHBA zbardh detaje: Koordinimi me

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë detaje nga takimi mes të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, në nisje të mandatit të tij në këtë detyrë.

Në postimin e Ambasadës në rrjetet sociale thuhet se takimi synon të hapë rrugën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në fusha me interes të përbashkët mes SHBA-së dhe Shqipërisë, veçanërisht në drejtësinë penale dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, ku fokusi ndërkombëtar mbetet i lartë për përparimin e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Lini një Përgjigje