Ish-kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Tedi Kopliku, ka reaguar për emisionin "Quo Vadis" pas aludimeve se në kafenë mes tij, Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa prej figurave më të votuara në primare kishte një plan për të nisur kryengritjen brenda PD.
Kopliku tha se gjithçka ishte thjesht një kafe dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që është shkruar.
Sipas tij, nëse do të kishte qoftë edhe një grimë të vërtetë, ai do të kishte dhënë dorëheqjen më herët.
“Mediat po e paraqesin si një lëvizje diçka që as ka qenë, as është artikuluar nga askush si e tillë. Ishte thjesht një kafe mes demokratësh.
Nëse do të bëhesha pjesë e një lëvizjeje, do të hiqja dorë nga detyrat që kam marrë përsipër para shumë pak kohësh. Që nga ai moment, nuk ka ndodhur asgjë që të më bëjë të rimendoj pozicionin tim.
Nëse do të kisha vendosur apo edhe dyshuar se duhet të bëhem pjesë e një lëvizjeje, do të isha konsultuar me ata njerëz që më kanë votuar.
Jam i bindur se kjo është një prodhim mediatik dhe jo i dikujt nga mbledhja, sepse ideja e një lëvizjeje apo fraksionimi nuk u artikulua në asnjë moment”, tha Kopliku.
Lini një Përgjigje